Hapësire reklamuese

Sporti

Shqipëria shkon në Europian dhe bën realitet ëndrrën e miliona kuqezinjve

Shkruar nga Newsbomb

Kombëtarja shqiptare e futbollit është kualifikuar zyrtarisht për në Europianin e Gjermanisë 2024. Lojtarët kuqezinj kanë marrë pikën e artë në barazimin me Moldavinë që u luaj në stadiumin "Zimbru" të kryeqytetit Kishinau.

Ëndrra e miliona shqiptarëve anë e mbanë botës është bërë realitet mbrëmjen e sotme të 17 Nëntorit, duke u kualifikuar në Euro 2024 si të parët në grupin E momentalisht.

Ka qenë një penallti e realizuar nga Sokol Cikalleshi që kaloi Kombëtaren Shqiptare në avantazh që në pjesën e parë të ndeshjes në "Zimbru Stadium", duke çuar peshë zemrat e kuqezinjve që kanë udhëtuar prej gati dy ditësh drejt Moldavisë.

Po ashtu, këta djem dhe kjo Kombëtare kanë bërë krenar çdo shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo në diasporë e botë. Ndeshja u barazua në minutat e fundit nga ekipi vendas, por përsëri kuqezinjtë luftuan deri në fund dhe siguruan barazimin.

Një pikë i duhej Shqipërisë në rrugën e saj drejt Europianit 2024, duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në kampionatin evropian. Më datë 20 Nëntor, Shqipëria do të presë në "Air Albania" Ishujt Faroe, në një ditë që pritet të shndërrohet në një ditë feste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese