Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria sërish në listën e kuqe për shkak të Covid-19, ndryshojnë rregullat për të udhëtuar drejt Gjermanisë, ja çfarë duhet të keni me vete

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria sërish në listën e kuqe për shkak të

Ambasada gjermane në Shqipëri ka bërë me dije se vendi ynë duke filluar që nga 16 janari do të futet sërish në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për shkak të Covid-19.

Sipas ambasadës do të ndryshojnë dhe kushtet për hyrjen e shtetasve shqiptarë në Gjermani.

Para se të udhëtoni drejt Gjermanisë ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de.

Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes do iu duhet të karantinoheni për 10 ditë.

Pas 5 ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu