Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

VIDEO/ Shqipëria së shpejti në “hapësirë” me raketat e Elon Musk, Rama: Satelitet Albania 1 dhe 2 do lëshohen në mars dhe qershor

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 shumë shpejt do të jetë në hapsirë.

Lajmin për satelitët kryeministri Edi Rama e dha rreth një javë më parë në kuvend, ndërsa pak minuta më parë ka publikuar një video ku dëgjohet teksa bisedon me një person që thotë se në mars sateliti Albania 1 do të jetë në hapësirë.

Raketat në hapësirë do të jetë të Space X të Elon Musk, me satelitët e Shqipërisë.

Pjesë nga biseda e videos:

Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Kryeministri Edi Rama: Super

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img