Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria 'pushtohet' nga moti i keq, reagon Rama: Grupet e punës janë në gatishmëri

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria 'pushtohet' nga moti i keq, reagon Rama: Grupet e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në vend.

Me anë të në postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit bën me dije se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Rama shkuan se grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Më tej, ai i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Kujtojmë se brenda një ore janë shënuar dy aksidente në Fier dhe Kukës, me dy viktima dhe një të plagosur rëndë. Shkak paraprak dyshohet se është bërë moti i keq dhe prezenca e lagështirës në rrugë.

Gjithashtu,  edhe  Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese