Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, bën me dije se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe të hapura për qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë, sa u përket temperaturave Balluku thotë se zona më e ftohtë do të jetë në Shishtavec ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius.
Gjithashtu temperatura të ulëta do të shëndohen në Ersekë dhe në Dardhë përkatësisht -12 gradë celcius.
Problemet me furnizimin me ujë: “Në Kukës është çarë linja kryesore për shkak të ngricave. Në rrethet e tjera furnizimi me ujë është normal. Në stacionet e Pompimit nuk ka probleme përfshi edhe furnizimin me energji elektrike”


