Hapësire reklamuese

Politikë

'Shqipëria po bëhet narkoshtet', Berisha reagon për artikullin në median italiane: Damkosës dhe tronditës

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shkrimit në median italiane me titull ‘Kujdes, Shqipëria po bëhet narkoshtet sipas modelit amerikano-jugor’, shkruar nga autori, Vincenzo Musaçhio.

Berisha e quan këtë artikull damkosës dhe tronditës për vendin, shoqëruar me një foto të kryeministrit Rama.

Statusi i plotë:

Damkoses dhe trondites artikulli me titull:

“Kujdes, Shqipëria po bëhet narkoshtet sipas modelit Amerikano-Jugor!”

Vincenzo Musaçhio, President i Osservatorio Antimafia në Rajonin Molise, Autori nje njohes i thelle i mafies nder te tjera shkruan:

Shqiperia eshte bere nyje kryesore e trafikut te droges per Europen dhe boten

Mbi 50% e drogave te forta qe sekuestrohen ne Europe kalon nga Shqiperia.

Mafia shqiptare lider i padiskutueshem ne trafikun e droges dhe armve.

Shqiperia eshte epiqender e larjes se narkoeurove.

Qeveria shqiptare ka brenda saj eksponente te lidhur me mafien.

Autoritetet shqiptare nuk luftojne bandat kriminale.

Ne mbi 80% te vrasjeve nuk ka autor, kjo sepse,

kriminaliteti eshte i lidhur me politiken, policine, Shish dhe drejtesine.

Mafia ka hyre ne parlament dhe ne qeveri.

Saimir Tahiri i perkiste klanit Habilaj.

Mafia emergjente europiane eshte ajo shqiptare

Shqiperia po behet Narkoshteti si Meksika dikur.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll