Shqipëria përballë ekstremizmit dhe raportimi mediatik i tij

Publikuar tek: analiza-komente, më 19:08 22-06-2020 Shqipëria përballë ekstremizmit dhe raportimi mediatik i tij Julian Hoxha

Nga Julian Hoxhaj

 

Siguria publike është një nga temat më të diskutuara ndërkombëtarisht në ditët e sotme. Terrorizmi është “lufta e re” e cila merr jetë njerëzish çdo vit në vende të ndryshme të botës. Ky fenomen është mjaft shqetësues, pasi ekspozon pothuajse çdo vend të globit. Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe me partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të perëndimit, gjithashtu është ekspozuar ndaj radikalizmit, por fatmirësisht deri më tani pa humbje jetësh në popullsinë civile. Vetëm një vit më parë, në një aksion të Policisë Shqiptare dhe organeve të inteligjencës u bë i mundur çmontimi i një grupi terrorist me persona të huaj, që synonin të kryenin sulme në Shqipëri.

Personat pjesëtarë të kësaj celule ishin ushëtarë që kishin lidhje me organizatën QUDS, e drejtuar nga ish-gjenerali Iranian i vrarë në 3 janar të këtij viti, Qasem Sulejmani. Këta persona kishin vënë në shënjestër pjesëtarët e opozitës iraniane në Shqipëri të quajtur “MEC”. Megjithatë, për herë të parë Shqipëria u vu përballë një rreziku real dhe një kërcënimi që mund të ishte me pasoja në popullësinë civile. Ndaj pyetjet që ngrihen natyrshëm pas kësaj situate janë: sa i përgatitur është vendi ynë për sfida të tjera? A janë gati organet ligjzbatuese për të trajtuar këtë fenomen? Çfarë masash duhet të merren për të parandaluar radikalizmin e dhunshëm apo ekstremizmin? Po media, sa e përgatitur është për të trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm këtë fenomen? Për t`u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, Instituti Shqiptar i Medias ka intervistuar eksper të sigurisë Kombëtare dhe të profesionist të medias, për të analizuar më hollësisht situatën në vendin tonë.

Shqipëria vend tranzit i emigrnatëve nga Lindja e Mesme! A kërcënohemi?

Ish-Ministri i Brendshëm dhe një nga ushtarakët më të mirë të vendit tonë, pjesëmarrës në misione luftarake me ushtrinë shqiptare në zonat e konfliktit, Dritan Demiraj pranoi të intervistohet nga ISHM. Demiraj, që i ka kushtuar vëmendje të hollësishme me studime shkencore ekstremizmit, tregoi fillimisht se kthimi i Shqipërisë në një vend tranzit për emigrantët e huaj mund të jetë me rrezik. Dritan Demiraj tregon raste konkrete, se si emigrantë nga Lindja e Mesme më herët kanë kryer sulme terroriste duke përdorur identitete të rreme. Demiraj ngre shqetësimin se këta emigrantë që vijnë në Shqipëri nuk kalojnë në filtrat e agjencive ligjzbatuese, duke u bërë rrezik real për vendin.

“Sigurisht për të gjithë ata që kanë eksperiencë dhe informacione për rreziqet dhe kërcënimet terroriste, ardhja e tyre do të ishte një rrezik i madh dhe duhet të shërbente si këmbanë alarmi. Më duhet të sjell në vëmendjen tuaj se disa nga sulmet terroriste në Europë janë realizuar nga refugjatët të cilët janë futur në Europë pa dokumenta, pa veting dhe pa kontroll pasaportash dhe mjetesh identifikimi. Duhet të sjell në vëmendje tuaj terroristin al-Mahmut (emër i rremë i marrë nga një ushtar i vdekur sirian) i cili mori pjesë në sulmin terrorist të muajit nëntor 2015 tek stadium “Stade de France” konkretisht kamikazi i dytë që shpërtheu veten. Ky person kishte hyrë në Francë nga ishulli grek Leros në muajin tetor 2015. Në këtë kontekst nga shqetësimet më të mëdha të agjensive ligjzbatuese janë “të kthyerit”, të cilët kthehen nga zonat e konfliktit dhe që mund të përgatisin sulme në mbështetje të grupeve ekstremiste për të cilët kanë luftuar në Siri ose Irak”,- shprehet Demiraj.

Edhe Adrian Shtuni, gjithashtu ekspert i Sigurisë Kombëtare dhe njohës shumë i mirë i situatës në zonat e konfliktit, pranoi të fliste për këtë artikull. Z.Shtuni gjithashtu konfirmon se emigrantët mund të vijnë në vendin tonë për shkak të situatës së tyre ekonomike. Por rreziku qëndron në faktin se shumë terroristë mund të përdorin emigrnatët apo të hiqen si emingratë për të kryer sulme terroriste.

“Emigrantët ilegalë apo të parregullt në pjeën dërrmuese kanë qëllim primar përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike apo bashkimin me familjarët. Kjo nuk i bën të rrezikshëm në vetvete për sigurinë e Shqiptarëve. Por fakt qëndron që ata thyejnë ligjin dhe fakt që bëhen burim fitimi për grupe kriminale që kryejnë kontrabandimin me ta sjell rrezikshmëri. Po ashtu, fatkeqësisht ka mjaft raste të njohura kur persona me qëllime të kryerjes së veprave terroriste janë shtirur si emigrantë apo edhe refugjatë në mënyrë që të sigurojnë kalimin për në vendet e tyre të destinacionit. Kjo kërkon shumë punë nga forcat tona ligjzbatuese për identifikimin dhe ndalimin të këtyre personave. Sa i përket rritjes së ekstremizmit nga personat që hyjnë ilegalisht kjo nuk mund të përjashtohet, por historikisht, pjesa dërrmuese e të huajve që kanë eksportuar estremizmin fetar në Shqipëri kanë hyrë legalisht dhe kanë qenë të mirë financuar e jo emigrantë”, -thotë Shtuni.

Shqipëria e papërgatitur

Por nëse deri tani evidentuam faktin se vendi ynë mund të jetë i kërcënuar nga ekstremizmi, pyetja që lind natyrshëm është se sa gati jemi ne për të përballuar situata të tilla?! Dritan Demiraj beson se organet tona ligjzbatuese nuk janë të afta të përballojnë sfida të tilla. Ai thotë se vendi ynë, ashtu si vendet e rajonit kanë dështuar së pari për parandalimin e rekrutimit të “Xhihadistëve” nga grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme.

“Qeverisë Shqiptare, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjes dhe Hercegovinës, etj i mungon një strategji kombëtare e qartë për të ndaluar fluksin e luftëtarëve të huaj me origjinë shqiptare në zonat e konfliktit. Shpejtësia e madhe me të cilën u radikalizuan një pjesë e rinisë Shqiptare (në të gjitha trojet ku jetojnë) nga ekstremizmi i dhunshëm, ka detyruar agjensitë e inteligjencës dhe të zbatimit të ligjet të përballen me agresivitet me masa preventive si identifikimi, perceptimi, monitorimi, ndjekja dhe ndalimi i të dyshuarve për veprimtari terroriste.

Agjensitë tona të zbatimit të ligjit kanë dështuar në zhvillimin ose ngritjen e një strategjie intervenimi për kundër radikalizimin, me qëllim parandalimin e të dyshuarve në “radarin” e forcave të inteligjencës, të forcave të zbulimit dhe të policisë, që të mos i krijojnë mundësi dhe kushte militantëve për të zhvilluar ekstremizmin Islamik. Rekrutët xhihadistë dhe luftëtarët e huaj që veprojnë në zonat e luftës, kanë përdorur në mënyrë të vazhdueshme dhe intensive ëebsitet e sigurta, të errëta (dark ëebs) dhe appe-t e komunikimit, duke e vështirësuar punën e agjensive ligjzbatuese në ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit dhe identifikimin e personave me prirje për sulme terroriste nëse kthehen në vend”, -thotë Demiraj.

Adrian Shtuni gjithashtu tregon se vendi ynë nuk është i përgatitur mjaftueshëm për t`u përballur me situata të rrezikshme dhe kërcënimet terroriste. Ai tregon se për shkak të mungesës së punësimit apo dhe shkaqe të tjera, këta emigrantë mund të jenë gjithashtu kontigjent krimi.

“Mundësia që emigrnatët në rastin kur mungon mundësia e punësimit apo trajtimi i nevjoshëm social të përfshihen në veprimtari kriminale ëshë të paktën e njëjtë me të çdo personi tjetër që nuk ka mënyrë tjetër për të fituar jetesën në mënyrë të ligjshme. Akoma më shumë këta emingratë të jashtligjshëm mund të shtyhen nga rrethanat të kryejnë veprime kriminale nëse nuk kanë askënd në aspektin e familjes të mbështeten në një vend të huaj”, -thotë Adrian Shtuni. Ai shprehet më tej se vendi ynë duhet të shtojë punën dhe të “rrisë kapacitetet për identifikimin dhe mbikqyrjen e rrjeteve kriminale që kryejnë kontrabandimin me emigrantë. Këto janë shpesh rrjetet ndërkombëtare, e prandaj duhet koordinim i shtuar me kolegët rajonal të zbatimit të ligjit”, -thotë Shtuni.

Media dhe trajtimi i ekstremizmit të dhunshëm

Shqipëria, për shkak edhe të mos pasjes së historive me ekstremizmin e dhunshëm duket se ka ende mangësi dhe në disa aspekte të tjera. Kështu, trajtimi në media është një tjetër sfidë. Dhënia e informacionit për ngjarje terroriste është një sfidë më vete, pasi saktësia dhe vërtetësia e tij mund të jenë gjithmonë të dyshimta edhe për shkak të kufizimit të informimit nga burimet. Kështu, raportimi mediatik i informacionit për ngjarje terroriste apo ekstremiste, trajtimi i pesonazheve të radikalizuar në media, mund t`i shërbejë padashur kauzës së ekstremistëve. Kështu, ndërkombëtarisht janë të njohura rastet kur mediat nuk kanë transmetuar emrin, të dhënat e organizatës terroriste apo prapavijëne  sulmeve terroriste, me qëllim që organizatës dhe individit të mos i bëhet publicitet. Mirëpo le të kthehemi në Shqipëri! Dy ekspertët e sigurisë Dritan Demiraj dhe Adrian Shtuni tregojnë se media shqiptare nuk është e përgatitur sa duhet për të raportuar me profesionalizëm ngjarje të tilla ekstremiste siç janë sulmet terroriste apo dhe radikalizimin si fenomen.

“Në gjykimi tim, media shqiptare dhe organet e ligjit dhe agjensitë e tjera nuk janë të përgatitura në këtë drejtim. Mjafton të marrim në analizë se sa studime, botime ose programe deradikalizimi janë bërë në këtë drejtim deri tani, mund të themi pothuajse zero. Por, duhet theksuar se në MPB dhe MM kanë njësi shumë profesionale në lidhje me luftën kundër terrorizmit. Në këtë drejtim mund te theksoj lidershipin e Drejtorisë së Kundërterrorit në MPB dhe Komandën e Forcave Speciale “BOS” të Ministrisë së Mbrojtjes”, - shprehet Dritan Demiraj.

Ndërkohë, Adrian Shtuni shprehet se në Shqipëri duhet të investohet më shumë në rritjen e kapaciteteve mediatike për trajtimin e situatave të tilla në media. “Emigrantët e parregullt duhet sigurisht të trajtohen në respekt të plotë të dinjitetit njerëzor njësoj si media vepron me çdo qytetar tjetër të çfarëdo shtetësie. Shqipëria është një vend emigrnatësh në vetevete, një pjesë e mirë e të cilëve kanë migruar në vende të tjera në mënyrë të jashtëligjshme. Duhet pra të tregohet solidariet njerëzor. Nuk besoj se ka nevojë për një trajtim të posaçëm për këtë. Por media duhet gjithashtu të investigojë në tërësi aspektet joligjore të problematikës së kontrabandimit me emigrantë dhe rrezikshmërinë që fenomeni sjell. Ky aspekt ndoshta kërkon më shumë ndërtim kapacitetesh në mënyrë që investigimet të bëhen në mënyrë rigoroze por edhe duke ruajtur sigurinë e gazetarëve në media”, -thotë Adrian Shtuni.

Historia e gazetarit shqiptar që shkoi në Siri

Në këtë artikull, Instituti Shqiptar i Medias sjell edhe historinë e gazetarit shqiptar Jul Kasapi, i cili një vit më parë shkoi në Siri dhe raportoi nga kampi Al-Haël, aty ku gjenden mijëra gra e fëmijë të luftëtarëve të ISIS. Mes tyre, janë qindra gra e fëmijë shqiptarë, të cilat qëndrojnë në kamp, i cili u bë i njohur për shqiptarët pas historisë së Alvin Berishës, histori e publikuar në mediat italiane. Ndërkohë, Jul Kasapi në këtë intervistë për ISHM tregon eksluzivisht detaje nga vendimi për të shkuar në Siri deri te raportimi brenda Al-Haël apo dhe vështirësitë e një raportimi të tillë.

Më poshtë intervista e plotë me gazetarin e A2 CNN Jul Kasapi:

Së pari, si ishte eksperienca në Siri ku janë të ngujuar mijëra gra e fëmijë të luftëtarëve të ISIS, mes tyre dhe nga Shqipëria. Çfarë emocionesh përjetove në një vend të tillë lufte?

Lsa i përket pyetjes së parë imaptki është tepër i madh pasi vajtja jonë atje ishte tepër e vështirë. Na u desh të kalonim shumë peripeci deri në mbërritje në Siri. Që në hyrje nëpërmjet kufirit tokësor u përballëm me një realitet tjetër. Mesatarja e vrasjeve atje ishte 30 deri në 40 persona në ditë dhe ishim të ekspozuar ndaj çdo rreziku. Krahas kulturës tjetër që ka vendi na duhej të mësonim dhe gjuhën disa fjalë përshëndetëse pasi është respekt për pjesën Kurde në të cilën ndodheshim në veriun e Sirisë.

Si ishte vendimi për të shkuar në Siri dhe çfarë bëre paraprakisht që të ishe i përgatitur për të raportuar nga një zonë lufte?

Vendimi u mor sëbashku me Drejtorin e Informacionit Elert Yzeiri. Lexuam një artikull nga “The Times” i cili fliste për kampin dhe peripecitë që kalonin të burgosurit atje. Historia e Alvin Berishës ishte një mes 120 shqiptarëve të tjerë shumica e tyre fëmijë që vijojnë e jetojnë në Al-Haël në kushte tejet të vështira. Na u desh të krijonim kontakte të reja pasi shkonim të vetëm, jo siç ndodh rëndom në media ku shkohet me ministritë X apo Y në baza ushtarake. Ne do ishim në Siri me të gjitha rreziqet që mbart vendi dhe duhej që paraprakisht të krijonim lidhjet me kufirin gjeneralet kurde për të marrë leje për hyrjen tonë në kamp. Qëndrimi në Qamishli, lëvizje brenda në qytet pasi rrezikshmëria ishte tejet e lartë.

Si e gjykon si eksperiencë personale raportimin nga një zonë lufte me ekstremizëm të lartë në krahasim me raportimin e zakonshëm?

Kur raporton në zona të tilla krahas misionit gazetaresk duhet të kujdesesh edhe për sigurinë tënde personale. Kur flas për këtë bëhet fjalë për jetën tënde pasi edhe celulari duhet përdorur pak kjo për shkak të valëve të cilat mund të identifikoheshin nga forcat e Basha al Assad dhe bombardimeve. Diçka e tillë nuk ndodh në raportimin e zakonshëm në të cilin jemi mësuar. Siguria, jeta, mjetet në raportimin tonë janë pjesë e përditshmërisë ndërsa raportimi në një zonë lufte ndryshon nuk mund të bësh disa “dubla” në stand up.

Sa i përgatitur duhet të jetë një gazetar për të raportuar nga një zonë me radikalizëm të lartë dhe ekstremizëm, pra nga një zonë që ka prodhuar terroristë?

Përgatitja duhet të jetë e lartë për raportimin që do bësh. Për rastin konkret, Sirin, kam studiuar 1 muaj. Kulturën, fenë, pozicionin gjeografik, lufta që ndodh atje por edhe forcat e përfshira në interesat e tyre. Ne ndonëse hymë në Siri nën mbrojtjen e forcave Kurde duhej të ishim gjatë gjithë kohës në alert pasi kishte lagje në të njëjtin qytet të cilat kontrolloheshin nga forcat e Bashar al Assad. Nëse kapeshim prej tyre ne konsideroheshim ilegalë në territorin sirianë. Mari Colvin korrenspodente e “The Sunday Times e vrarë në vitin 2012 nga frocat e Bashar al Assad në Homs edhe ajo kishte arritur të futej në Siri nën mbrojtjen e Kurdëve, por u bombardua e humbi jetën. Në një intervistë Assad u shpre se ajo kishte hyrë ilegalisht në territorin sirian dhe të kishte marrë parasysh pasaojat. E njëjta histori dhe me grupin tonë ne duhej të merrnim parasysh pasojat nëse binim në duart e forcave të Assad.

Çfarë duhet të dijë një gazetar për ekstremizmin e dhunshëm për të raportuar atë më pas në media?

Për ekstremizmin e dhunshëm nuk nevojitet dije e thelluar pasi realiteti ndryshon kur preket prej teje personalisht. Por më së shumti nevojitet historia se si kanë rrjedhur ngjarjet në zonën e luftës të cilën do vizitosh. Pasi jo gjithmonë është në emër të fesë më shumë se sa interesave të shumë palëve të cilat luftojnë njëra-tjetrën.

Sa të përgatitur janë gazetarët shqiptarë për të raportuar ekstremizmin e dhunshëm?

Gazetarët shqiptarë mendoj se janë mjaft të përgatitur për të raportuar mbi ekstremizmin e dhunshëm pasi edhe në Shqipëri por edhe përrreth si Maqedoni e Kosovë, ata kanë hasur raste të këtij ekstremizmi. Ndonëse feja proklamohet gjithnjë si shkaku kryesor i këtij ekstremizmi jo në çdo rast është i tillë. Kontakti me shqiptarët atje por edhe me gra të huaja më tregoi një tjetër realitet. Atë të mashtrimit të madh që u është personave në emër të fesë. Premtimeve se nuk do të kenë më nevojë për para, se nuk do kenë më nevojë për pasuri, të gjitha të drejtuara nga target grupe vulnerabël të shoqërisë. Me përballjen më pas me këtë realitet të këtyre personave ata kanë kuptuar se ka qenë një mashtrim i madh.

Çfarë mësove nga eksperienca e raportimit nga një zonë me radikalizëm?

Për mua personalisht është një diplomë e dytë gazetarie e cila të tregon se profesioni ynë është kaq i bukur por edhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër ndonëse edhe të dëmton disi kjo për shkaks e impakti që ka mbi ty personalisht kjo lloj gazearie, nuk do gjendet kurrë në Shqipëri e cila rrotullohet mes Tiranës dhe jashtë saj. E rëndësishme është se edhe gazetari shqiptare duhet të dalë nga guacka e të parit kolegët vetëm si konkurrentë, duhet të dalë nga mendimi se çdo gjë rrotullohet vetëm brenda Shqipërisë. Nëse diçka ndodh dhe shumë lajme që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe qytetarët e saj ndodhin dhe jashtë kufinjve, korrenspodentja ndërkombëtare e CNN Clarissa Ëard ka një shprehje: “Go there”.

Ky artikull u përgatit nga gazetari Julian Hoxhaj posaçërisht për Institutin Shqiptar të Medias! Të gjitha materialet janë ekskluzive dhe posaçërisht për këtë artikull! E drejta e autorsisë është e Institutit Shqiptar të Medias!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013360977172852
array(1) { ["section"]=> string(67) "shqiperia-perballe-ekstremizmit-dhe-raportimi-mediatik-i-tij-211312" }