Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Shqipëria pa kryeministër”, Vasili: Kur në Velipojë ndodhi një tragjedi e tmerrshme njerëzore, propaganda kurdiset të punojë, ndërsa realiteti ka zero rëndësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pas mesnatë në Velipojë, ku si pasojë e përplasjes me armë, katër persona u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ai ka ripostuar foton e mëngjesit të kryeministrit Edi Rama, krah së cilës shkruan se ky postim është një turp kur atje po ndodhin tragjedi të tmerrshme njerëzore.

E gjithë kjo sipas nënkryetarit të LSI-së është propagandë e cila kurdiset të punojë ndërsa realiteti ka zero rëndësi.

“Shqiperia pa kryeminister, por vetem me megafon te neveritshem propagande! Edi Rama nuk eshte më kryeminister por thjesht nje megafon propagande.

Mashtrimi propagandistik eshte e vetmja gje qe Edi Rama bën.

Turpi i postimit te sotem te Edi Rames per Velipojen, kur atje ndodhi nje tragjedi e tmerrshme njerezore, tregon qarte qe propaganda kurdiset te punoje ndersa realiteti ka zero rendesi!

Propagande,propagande,propagande kjo eshte moto e vetme e Edi Rames!

Shiheni postimin e Edi Rames,flet vete….!”, shkruan Vasili.

Më shumë

spot_img
spot_img