Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria nuk mori ‘OK’ nga Franca, Carlo Bollino publikon SHIFRAT e azilkërkuesve: Macron GËNJEN për negociatat

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_281769" align="alignnone" width=""]Analisti dhe gazetari Carlo Bollino [/caption]

Gazetari dhe analisti Carlo Bollino, ka publikuar shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në Francë, duke argumentuar se presidenti francez Macron ka gënjyer për zmadhimin e çështjes së azilkërkuesve shqiptarë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'Facebook', Bollino me anë të një shkrimi të gjatë dhe argumentues si dhe me publikimin e shifrave të azilkërkuesve shqiptarë gjatë viteve të fundit në Francë, ka treguar se Macron ka gënjyer në lidhje me emigrantët shqiptarë pasi këto të fundit rezultojnë që të përfaqësojnë në Francë vetëm 0.1% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve.

Sipas Bollinos, denoncimi i Macron në lidhje me numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë lidhet me konsumin e brendshëm politik të 'Champs-Elyses', të etnoracizmit dhe rrugës populiste të tij, si kundërpërgjigje ndaj hipernacionalizmit të rivales së tij politike, Marie Le Pen-it.

Postimi i plotë:

'Jo' e Macron-it dhe gënjeshtra mbi azilkërkuesit

Që kur tre vende nga 28 që përbëjnë Bashkimin Europian bllokuan hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të gjithë politikanët e opozitës dhe analistët e tyre janë përqendruar në një fjali të vetme të thënë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili denoncoi “numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë”.

Me sa duket Bashës, Berishës ose Monikës nuk iu intereson të interpretojnë vlerën e mesazheve inkurajuese që u thanë nga pjesa tjerët e Bashkimit Europian dhe madje edhe nga Shtetet e Bashkuara, që mbrëmë publikisht kritikuan refuzimin e imponuar nga Franca, duke vlerësuar përpjekjet dhe hapat e bërë përpara nga dy vendet ballkanike në rrugën e reformave.

Nëse do të ishte fjala për një referendum, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kishin stërfituar me mbi 90% të konsensusit dhe negociatat do të hapeshin me një mazhorancë bindëse. Por fatkeqësisht, në këtë Europë të mbizotëruar nga mosbesimi reciprok, çdo vendim duhet të merret me unanimitet, dhe pra, as 90% e “po”-ve nuk ishte e mjaftueshme. Ose arrihet 100%, ose nuk bëhet asgjë.

Nëse pas zgjedhjeve të 30 qershorit Basha, Berisha dhe Monika u përqëndruar në 85% të shqiptarëve që nuk votuan duke i prezantuar si zgjedhësit e tyre, këtë herë opozita e konsideron më të leverdisshme të përqendrohet në 10% të vendeve që u shprehën kundër negociatave, dhe jo të 90% të tjerëve që dhane pëlqimin e tyre.

Të verbuar nga urgjenca për të gjetur një konfirmim të argumenteve të tyre politike, nga gjithë fjalimi i Macron, i cili disa herë e përsëriti se refuzimi i tij nuk ka të bëjë me gjendjen e brendshme të dy vendeve, por me rregullat e zgjerimit të Europës, zgjodhën të shkëpusin vetëm pjesën në të cilën presidenti francez citon problemin e ''numrit të lartë të azilkërkuesve shqiptar'', duke rrëshkitur në këtë mënyrë mbi të njëjtën gënjeshtër.

Realiteti i shifrave tregon në të vërtetë se Macron dhe Basha gënjejnë. Ta shohim përse.

Gënjeshtra e parë është se shqiptarët janë në vendin e dytë për numër të azilkërkuesve në Francë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme franceze në 2018 kërkesa për azil nga ana e qytetarëve shqiptarë ka rënë prej 24,1% përballë një rritjeje totale prej 25,1%.

Domethënë, nëse numri i azilkërkuesve të ardhur nga vende të tjera rritet akoma shumë fort, numri i shqiptarëve është ulur në një të katërtat. Në kërkesën e azilkërkuesve vendin e parë e zë Afganistani (me një rritje prej 57,9%) dhe vendin e dytë e zë Guinea (me një rritje 63,7%)

Por sa është numri i qytetarëve shqiptarë që kanë kërkuar azil në Francë? Dhe këtu zbulohet përmasa e gënjeshtrës së Macronit që një pjesë e politikanëve dhe analistëve shqiptarë e përhapën në mënyrë të vetëdijshme. Mbi një total prej 124 mijë kërkesash azili të paraqitura në Francë në vitin 2018, shqiptarët janë 5793. Pra vetëm 7%.

Që bëhet një përqindje e papërfillshme nëse krahasohet me numrin total të emigrantëve në Francë, që në 2018 ishte 3.821.323 vetë! Pra azilkërkuesit shqiptarë përfaqësojnë në Francë vetëm 0.1% të emigrantëve.

Mjafton kjo për të treguar se ajo pjesë e fjalimit të presidentit francez, që mund te përkufizojme si “etnoracizëm”, ishte vetëm në shërbim të rrugës populiste që edhe Macron prej kohësh ka ndërmarrë për të kundërshtuar hipernacionalizmin dhe ksenofobi e Marie Le Pen.

Pra propagandë elektorale për përdorim të brendshëm, e gjitha e ngjashme me atë të përdorur nga opozita tona. Me ndryshimin e madh që kur Macron gënjen për emigrantët shqiptarë, beson se i shërben vendit të vet. Ndërsa, kur gënjejnë shqiptarët, tradhëtojnë popullin e tyre.

shifra.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu