Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

‘Shqipëria nuk ka një MIK më të fortë sesa SHBA’, reagimi i plotë i zëdhënësit të Departamentit të shtetit (30 vjet rivendosje marrëdhëniesh)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1c4d5c22a199fc5ab3db240074814ebe scaled

Në 15 mars 1991, SHBA dhe Shqipëria, rivendosën marrëdhëniet diplomatike.

Zëdhënësi Ned Price ka shpërndarë një video ku thotë se në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë shpreson që së bashku të shkojmë përpara.

Këtë mesazh nga Uashingtoni e ka shpërndarë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

“Sot ne shënojmë 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjeve diplomatike SHBA-Shqipëri. Ne festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar. Ne shpresojmë se çfarë mund të arrijmë së bashku duke shkuar përpara”,- thuhet në mesazhin e përcjellë.   

Mesazhi i plotë:

Në 15 mars 1991, SHBA dhe Shqipëria, rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Sot ne festojmë këtë ditë dhe zgjedhjen strategjike të qytetarëve shqiptare për të përqafuar demokracinë dhe bashkimin me komunitetin Euro-Atlantik. Kemi shumë për të festuar.

Gjatë 30 viteve të fundit, Shqipëria dhe SHBA kanë ndërtuar një partneritet të fortë bazuar në vlerat e njëjta, qëllimeve të përbashkëta dhe lidhjesh njerëzore.

Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s. I jemi mirënjohës Shqipërisë për lidershipin e saj dhe rolin e vet në promovimin e sigurisë rajonale dhe botërore nëpërmjet kontributit si anëtare e NATO-s.

Do të vazhdojmë së bashku progresin përmes vizionit të përbashkët dhe rritjes së marrëdhënies vitale bilaterale.

Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, një partner apo mik, më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presim të shohim se ç’mund të arrijmë së bashku për rreth 30 vitet e ardhshme.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img