Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Shqipëria një vend portesh dhe aeroportesh, Balluku: Do të përfundojnë këtë mandat, ai i Sarandës gati në pranverë 2025

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend ditën e sotme ka folur mbi projektet të cilat pritet që të mbarojnë këtë mandat.

Sipas ministres porti i Durrësit do të përfundojë brenda këtij katërvjeçari, ndërsa për ndërtimin e aeroportit të Sarandës do të duhen 24 muaj dhe pritet që të përfundojë në pranverën e vitit 2025.

“Porti i ri i Durrësit do të dorëzohet brendak këtij mandati. Porti i Vlorës është një port i cili ndryshon destinacionin për tu lidhur edhe me vazhdimin e Lungomares dhe kthehet në një port jahtesh. Një nga synimet e triportit është edhe ndërtimi i një zone ekonomike përtej portit. Duhet të thenë që këto vepra do të shoqërohen me një paketë mbështetëse me rrugët që do të ndërtohen në atë zonë , por sigurisht ne kemi parashikuar të kemi mbështetje edhe lëvizjes hekurudhore.  Brenda muajit nëntor të ndërtojmë kantierin në aroportin e Vlorës. Po përmbushen hap pas hapi të gjitha paketat të cilat duhet të jenë të gatshme para nisjes së kantierit. 3.2 kilometra piste ku një nga bizneset do të jetë edhe mirëmbajtja e avionëve të cilën deri tani nuk e kemi pasur.

Kemi hapur garën për kantierin e Sarandës. Aeroporti i Sarandës pas studimmit që kemi bërë na rezulton se do të përpunojë kapacitte të rëndësishme,  ku duke filluar nga prili deri në nëntor. Do i duhet 24 muaj për ndërtim.  Ky aeroport do të dorëzohet në pranverën e vitit 2025”, tha ajo.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img