Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shqipëria nivelet më të larta botërore për humbjet e stafit mjekësor nga COVID-19”, Shehu: Qeveria lë pa mbrojtur personelin e spitaleve (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë së vendi ynë ka numrin më të lartë të viktimave të personelit mjekësor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se kemi 11 herë më shumë viktima se Italia, 4 herë më shumë se Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi.

Ndër të tjera ai shkruan se në sajë të masave të gjëra mbrojtëse në Evropë janë minimizuar humbjet e jetës  për stafin mjeksor, teksa thotë se tek ne mungojnë këto masa.

Shkrimi i plotë i Shehut:

Humbjet e larta te jeteve te mjekeve, tregues i cinizmit qeveritar ndaj tyre!

Keto dite kemi arritur ne shifren e 34 mjekeve qe humbin jeten.

Jemi 11 here me shume se Italia, 4 here me shume se Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi etj.

Po keshtu ne shifra tejet te larta eshte dhe numri i personelit shendetesor te infektuar, me pasoja serioze kjo mbi shendetin e tyre dhe sherbimin mjekesor.

Ne Europe, ne saje te masave te gjera mbrojtese jane minimizuar humbjet e jeteve dhe infektimi nga Covid i personelit shendetesor.

Ne vendin tone mbas me shume se nje viti epidemi keto masa mungojne.

Keshtu ne raport me numrin e mjekeve e te vdekjeve ne terresi, jemi ne nivelet me te larta boterore per humbjet e stafit mjekesor e prekjen e tyre.

Dhe kjo e ka burimin te faktet se:

—Rama i shurdher dhe kjo Qeveri e pa pergjeshme, megjithe insistinet tona, vazhdon te lere te pa mbrojtur kujdesin paresor e personelin e spitaleve ne Qender e periferi (pervec spitaleve Covid ne Tirane).

—Nuk eshte realizuar asnje permiresim struktural apo ngritur ambjente reale triazhi per te evituar infektimet nga pacientet qe vijne ne strukturat shendetesore paresore apo ato spitalore.

—Nuk kryhet asnje testim per Covid i pacienteve, qe shtrohen per patologji te ndryshme ne spitalet, nje detyrim ky absolut.

—Vazhdon te mos liberalizohet qarkullimi i testeve te shpejta, qe do te ishte nje mjet shume efikas ne kete perpjekje, edhe ne ndihme te personelit shendetesor.

—Vaksinimi i personelit me “ritmet e breshkes” kur duhet te kishte perfunduar tashme.

Pa dyshim qe do te mund te rendisja dhe shume aresye te tjera, te gjitha keto te lidhura me keq menaxhmin e deshtimin e plote Rama te kesaj epidemie, qe e ka futur vendin ne nje situate globale katastrofale ne perkeqesim.

Ketij Kryeministeri ne ikje, me 25 Prill edhe personeli shendetesor do t’i tregoje se koha e “Faraoneve me sklleverit e tyre” perfundon ne ate date.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll