Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Shqipëria nis përgatitjet për Euro 2024, trajneri i ri zbret në fushë mes kuqezinjve

Lajme të ngjashëm

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot seancën e parë stërvitore, në kuadër të eleminatoreve për kampionatin europian të futbollit, Euro 2024.

Në stërvitje janë paraqitur të gjithë futbollistët e thirrur, ndërsa në fushën e blertë te “Shtëpia e Futbollit”, ka zbritur edhe trajneri i ri, braziliani Sylvio Mendes Campos Junior.

Seancën stërvitore për ndeshjen e parë kundër Polonisë që do të luhet në 27 mars, e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi është shprehur se kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren ndaj polakëve.

Shqipëria ndodhet në Grupin E, që mund të konsiderohet i lehtë, me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.


Më shumë