Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Shqipëria nënshkroi marrëveshjen me Fondin Saudit për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Lajm i mirë! Do të përfundojnë 43.4 km

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas firmosjes së mrrëveshjes së Qeverisë Shqiptare me Fondin Saudit për zhvillimin, për financimin shtesë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se fondi që do të akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bën të mundur përfundimin e pjesës së dytë të rrugës me një gjatësi 43.4 km.

“LAJM I MIRË

Qeveria Shqiptare dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, nënshkruan pas një negociate të gjatë  marrëveshjen e financimit shtesë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila u riprojektua thuajse tërësisht nga e para pas një projektimi tipik të kohës së rrugëve të lëna rrugëve✍️

👉Fondi që do të akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bën të mundur përfundimin e pjesës së dytë të rrugës me një gjatësi 43.4 km🚧🚦

🛣Kjo vepër përmban ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës👷‍♀️👷🏼🚦

🛣Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, do të shkurtohet me rreth një orë, koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë, si edhe do të zbulohet një tjetër zonë e magjishme e Shqipërisë, Mokra me tërë potencialin e vet bujqësor e agroturistik”, shkruan Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img