Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqipëria në zjarr, flakët përfshijnë Përmetin dhe Këlcyrën

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria në zjarr, flakët përfshijnë Përmetin dhe

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në kullotat e fshatit Kutal në Përmet. Mësohet se terreni i thepisur e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka.

Deri më tani, nga vatra e zjarrit janë djegur tre hektarë kullota dhe dy hektarë pyje.

Pas Përmetit edhe në Këlcyrë janë shfaqur vatra zjarri. 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje janë djegur në lartësitë e Ballabanit. Situata është jashtë kontrollit teksa zjarri ka shkuar deri në zonën e cila përfshihet nga qarku i Beratit.

Mësohet se zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjne dhe prej terrenit të vështirë asnjë masë nuk është marrë për të shuar flakët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese