Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Shqipëria, në tryezë me 5 të mëdhenjtë

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria, në tryezë me 5 të mëdhenjtë

Shqipëria është zgjedhur dje anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, të cilat kanë të drejtë vetoje, dhe nga 10 anëtarë jo të përhershëm me një mandat dyvjeçar.

Shqipëria mori 175 vota pro nga 190 shtete që morën pjesë në votim, ndërkohë që së bashku me Shqiëprinë u zgjodhën anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB edhe Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mandati i Shqipërisë do të zgjasë dy vite, duke filluar që nga 1 janari i vitit 2022 dhe deri në 31 dhjetor të vitit 2023.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.