Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria në pritje të vendimit të 18 tetorit, Grida DUMA vendos ultimatum: Nëse nuk hapen negociatat, RAMA të iki

Shkruar nga Newsbomb
Grida Duma

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma kërkoi që kryeministri Rama të japë dorëheqjen nëse Shqipëria nuk merr ‘’dritën jeshile’’ për hapjen e negociatave.

E ftuar në ‘’Kjo Javë’’, Duma shtoi se është e turpshme që Shqipërisë vazhdon t’i caktohen kushte sa herë që vjen data për vendimin për hapjen e bisedimeve me BE.

‘’Pse s’u vedosën 9 kushte për Maqedoninë dhe Serbinë, por vetëm për ne?! Është turp që mblidhet Bundestagu për t’u marrë posaçrësisht me një vend të vogël. Është e qartë që mblidhen për turpin tonë. Shkruajnë vazhdimisht që Maqedonia i ka bërë detyrët. Sërish me ne ribëhen kushtet, prandaj euroskeptiçizmi me ne rritet’’, deklaroi Duma.

Në vazhdim, ajo shtoi se Partia Demokratike duhet të përdorë të gjithë mjetet për të mposhtur Edi Ramën. Ultimatumi i saj është që Rama të dorëzojë karrigen nëse nuk hapen bisedimet me BE-në.

‘’Kemi përdorur protestën, djegien e mandateve, dialogun me të huajt. Vijoj të mendoj se radikilizmi është një nga rrugët më të përshtatshme për të mundur një qeveri të korruptuar. Njerëzit i kanë sytë te ne, jo te Rama. Duhet provuar të gjitha mënyrat për ta bindur këtë qeveri të largohet qoftë me radikalitet, por dhe me rrugë të paprovuara. Nëse nuk hapen negociatat, Rama duhet të iki. Është fundi’’, theksoi Grida Duma

Për sa i përket plotësimit të 9 kushteve të vendosura nga Gjermania, Duma këmbënguli se ato nuk mund të plotësohen as për dy javë dhe as për 1 vit. Ndërkohë, ‘’kali i betejës’’ së opozitës do të jetë ndërtimi i një sistemi të ri drejtësie.

‘’E kam thënë dhe herë të tjera se të tëra kushtet nuk plotësohen bëhen as për 2 javë, as dhe një vit. Duhet të ketë shenja për vullnet të mirë. Ata kanë vendosur kusht për seriozitetin e qeverisë, që të luftojë e ndëshkojë ata që vjedhin votat. Nuk kam më falje. Se gjithmonë sa vjen fundi, për çdo gjë thonë, na falni. Kush e paguan faturën? Opozita është e fundit në këtë dëm, janë shqiptarët. Duhet ndëshkim, d.m.th. Reforma në Drejtësi. Nuk do të ketë kalë beteja më të madh se kaq. Kali i betejës do të jetë ndërtimi i një drejtësie të re’’, përfundoi Duma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese