Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqipëria në pritje prej vitesh, Lajçak bën deklaratën e fortë: Mali i Zi mund të jetë vendi i parë nga rajoni që anëtarësohet në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Mali i Zi mund të jetë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Këto fjalë ai i tha pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Edhe qeveria malazeze u shpreh e kënaqur me këtë takim dhe fjalët e Lajçak, duke shprehur angazhimin për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

“Ne besojmë në procesin e integrimit evropian dhe perspektivën tonë evropiane. Qeveria po punon me kapacitet të plotë për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane në mënyrë që Mali i Zi të bëhet një anëtar i plotë sa më shpejt të jetë e mundur” tha kryeministri malazez.

Ndërkohë Shqipëria është ende në pritje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por mesa duket, do të vazhdojmë të presime ende.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img