Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Shqipëria në OKB me sytë nga Azia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqipëria po përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në kuadër të Punimeve të Sesionit të 70, nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në eventin që mbledh çdo vit krerët më të lartë të shteteve nga e gjithë bota, takimet që ka zhvilluar delegacioni shqiptar, kanë qenë ato me shtetet e Azisë.

Ministri i Jashtëm, Bushati ka zhvilluar takime dypalëshe me homologët e Indonezisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.

Në takimin mes homologen indoneziane, Retno Lestari Priansari Marsudi, ministri shqiptar ka kërkuar njohjen e Kosovës nga ky shtet, ndërsa në fund palët nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, si dhe memorandumin e mirëkuptimit mes dy Ministrive për konsultimet diplomatike dypalëshe.

Edhe në takimin që Bushati ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Nasser Judeh, në fund të takimit është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Një ditë më parë Bushati ka zhvilluar takime me homologët e Katarit, Irakut, Azerbajxhanit dhe Malajzisë, ndërsa takimi i vetëm me një vend të Bashkimit Europian, ka qenë ai që ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka zhvilluar me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat.

Lexo edhe: Bushati takohet në Nju Jork me “bosët” e naftës dhe gazit

Më shumë

spot_img
spot_img