Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Tritan Shehu thumbon Ramën: Nuk duhet keqpërdorur si Presidenca e OSBE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Duke thumbuar Ramën, Shehu e cilëson këtë vendim si një hapasirë pozitive për vendin tonë, e cila sipas tij nuk duhet të shpërdorohet si Presidenca e OSBE, apo mundesi te tjera.

Ai e këshillon kryeministrin që të heq dorë nga preferencat e tij personale dhe të ndjekë politikën e SHBA, si garant i paqes kudo në botë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Zgjedhja e Shqiperise si Antare e Perkoheshme e Keshillit te Sigurimit, nje mundesi reale, por qe nuk duhet keqperdorur si Presidenca e OSBE, apo mundesi te tjera.

Shume pozitive kjo hapesire e re per vendin tone.

Por qe nuk duhet te kete fatin e shume mundesisve te tjera te mepareshme te diplomacise sone.

Dhe as duhet te kthehet ne nje hapesire improvizimesh, teatralitetesh personale a rolesh jo adeguate, gabimesh trashanike prej lidhjeve okulte te Rames e kesaj qeverie, sic ka ndodhur prej 2014-te qofte kjo ne nismat e qendrimet tona Rajonale, te daljet nga realiteti e “mega rolet” e tij ne periudhen e kryesimit te OSBE, apo shume raste te tjera.

Vecanerisht desheroj te permend gabimet e renda ne Asamblene e OKB, konferencen Islamike etj, kur per shkak te disa lidhjeve e kondicionimeve te pa perputheshme me interesat tona, u mbajten qendrime a u votua diametralisht kunder pozicioneve te ShBA per ceshtje te sigurise globale, apo te lidhura me me gjendjen e Lindjes se Mesme.

Rama duhet te kuptoje se pavaresisht disa “preferencave” e atyre lidhjeve te tij, vecanerisht tashti ne Keshillin e Sigurimit, per ceshtjet e sigurise globale e per zonat e veshtira e te “nxehta” ne Bote, vendi yne duhet te ndjeke krejtesisht politiken e ShBA, si garanti kryesor i paqes e stabilitetit kudo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img