Hapësire reklamuese

Rajoni

Shqipëria ndihmon Kosovën me energji, Pacolli-Ramës: E di që të kanë fyer, por ti ke qenë i gatshëm të na ndihmosh, do të vijë dita...

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria ndihmon Kosovën me energji, Pacolli-Ramës: E di që

Politikani dhe njëkohësisht sipërmarrësi kosovar Behgjet Pacolli ka falenderuar sërish kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e ofruar në furnizimin me energji të Kosovës në datat 31 Dhjetor dhe 1 Janar 2021.

Pacolli shkruan se pavarësisht se e kanë fyer dhe ofenduar, kryeministri ka treguar gatishmërinë për t’i qëndruar pranë Kosovës. Ai thotë më tej se do të vijë dita kur të dëshmohet se kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe se kush vodhi.

Postimi i Behgjet Pacollit:

Vazhdo kryeministr Edi Rama të mbështesë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira..!

E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës.

Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.

Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin, nëse duhet, të sjellin fakte, me emra, data, numra etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese