Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

“Shqipëria mes vendeve afrikane”, Balla i përgjigjet Bashës: Flasim për Raportin e KE, është më i miri ndonjëherë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar në parlament me kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit ka përmendur disa statistika që e rendisin Shqipërinë mes vendeve afrikane për nga niveli i korrupsionit dhe zbatimit të ligjit.

Balla tha se është mirë që Basha t’i referohet Progres-Raportit të Komisionit Europian, që sipas tij është raporti më i mirë që është bërë për Shqipërinë.

Balla gjithashtu përsëriti ftesën drejtuar opozitës për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese.

Pjesë nga fjala e Ballës në Kuvend:

Kjo është një seancë për deputetët që duan të ngrenë shqetësime, që vijnë pas takimeve një javore me zgjedhësit, megjithatë, kjo nuk e ndalon as kryetarin e opozitës dhe askënd që në minutazhin e përcaktuar të ngrejë çështje që ai mendon që janë shqetësimi i zgjedhësve. Do të doja që kryetarin e opozitës ta dëgjoja duke iu referuar një dokumenti shumë serioz, por dokumenti bazë që ne duhet t’i referohemi sot është progres raporti i Komisionit Europian. Të vijmë dhe të diskutojmë dokumentin më të pranuar nga të gjithë ekspertët. Zoti Basha, progres raporti i vitit 2021 është progres raporti më i mirë që ka patur Shqipëria. Ky është i pari raport që thotë se Shqipëria ka vazhduar të konsolidojë të gjitha reformat që e çojnë Shqipërinë në BE.

Ju është bërë me dije oferta jonë për t’u ulur pa asnjë kusht, qoftë për reformën zgjedhore, një nga çështjet ka qenë që shqiptarët jashtë territorit të votojnë, ju nuk e dhatë dakortësinë tuaj. Në këtë aspekt, nuk do të hyj në përgjigjen e propozimeve tuaja për ndryshimet kushtetuese, e mirëpresim 100%. Është një e drejtë që buron nga Kushtetuta. Të presim plotësimin e afatit të vendosur nga vendorja. Në këtë aspekt, natyrshëm që do t’i shqyrtojmë të gjitha. Natyrshëm të ecim përpara. Ka qenë një rekomandim nga partnerët që monitorojnë reformën në drejtësi, duke bërë përllogaritjen e kohës së nevojshme parlamentare kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese. Dhe ne kemi disa ndërhyrje që do të marrin atë pjesën e vetë, por skanë të bëjnë aspak me propozimet tuaja, dhe të them të drejtën e përshëndes opozitën që më në fund është rikthyer në këtë jetë të dobishme parlamentare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img