Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Shqipëria me numrin më të lartë të vdekshmërisë”, Manastirliu i përgjigjet Metës: Politika të mos ndërhyjë sepse dëmton marrëdhënien mjek – pacient

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme publikoi raportin e FMN për pandeminë, në të cilin thuhej se Shqiëpria ishte vendi me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-19 në Europë. Ai i bëri thirrje Komitëtit të Ekspertëve që të marrin masa urgjente për të parandaluar rritjen e numrit të viktimave.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një intervistë në “Kjo Javë” u shpreh se politika duhet të mos ndërhyjë, pasi sa herë që ka ndërhyrë, ka dëmtuar marrëdhënien mjek-pacient sepse ka futur dyshim në mes.

“Sa herë Nisida që politika është përpjekur të futet dhe të flasë për vdekjet, për vaksinim i ka larguar qytetarët nga shërbimi shëndetësor dhe i ka frikësuar ata nga kujdesi shëndetësor, ka dëmtuar marrëdhënien mjek-pacient sepse ka futur dyshim në mes. Politika nuk duhet të merret me pandeminë. Ka ekspertë që bëjnë bilancin do ta analizojnë situatën dhe janë ekspertë që merren me statistika dhe nuk i shikojnë situatat me afate kohore por në tërësi e cila nuk ka përfunduar në dhjetor të 2020 kur dalin këto shifra. Të mos i referohemi një raporti që referon të njëjtin burim”, tha Manastirliu.

Këtë renditje të Shqipërisë si e patë?

Nuk është renditje ajo. Ajo është thjesht një grafik i cili jep një të dhënë që është për një kohë të caktuar. Në këtë pikë duhet të lëmë ekspertët të flasin dhe kemi të gjithë kohën e botës ne të mundemi të analizojmë shkaqet dhe si kanë influencuar faktorët. Këto bilance bëhen kur të ketë përfunduar pandemia. Se këtu gabohemi dhe dalim në konkluzione jo të sakta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img