Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

“Shqipëria më keq se çdo vend në Europë”, deputetja e LSI për pagën minimale: Duhet të rritet sot jo nesër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho thotë se Shqipëria është me keq se çdo vend tjetër sa i përket pagës minimale.

Duke iu referuar EUROSTAT, Xhixho shkruan se qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, me rritjen e çmimit të karburantit dhe të transportit, dhe se e kanë të pamundur përballimin e kostove të jetesës .

Ndër të tjera ajo shkruan se paga minimale duhet të rritet sot dhe jo nesër për të ndihmuar të varfërit dhe shtresat në nevojë.

Postimi i plotë:

Paga minimale:  Shqipëria më keq se çdo vend në Europë!

📌Sipas EUROSTAT Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.

Qytetarët që sot përballen me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, me rritjen e çmimit të karburantit dhe të transportit, e kanë të pamundur përballimin e kostove të jetesës, ç’ka rëndon më shumë varferinë e tyre.

🆘Paga minimale duhet të rritet sot jo nesër për të ndihmuar të varfërit dhe shtresat në nevojë që janë braktisur nga qeveria që vetëm të majtën nuk përfaqëson.

Më shumë




spot_img








spot_img