Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria me 204 të burgosur për 100 mijë banorë: Sa euro kushton dita e një të burgosuri (STATISTIKAT)

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve që nuk kanë marrë ende një dënim final sipas një studimi nga SPACE, projekt i Këshillit Europian.

Sipas të dhënave, vendi ynë ka gjithashtu një numër të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë, plot 204.8, ndërkohë që mesatarja për 54 shtete është 127.2 të burgosur dhe numri maksimal 256.3.

Mosha mesatare e të burgosurve në Shqipëri është 29-vjeç, ku 1.9% janë femra dhe 1.5% janë shtetas të huaj.

Gati gjysma e të dënuarve në Shqipëri nuk vuajnë një dënim përfundimtar, 50.4% e tyre, çka është edhe përqindja më e lartë për shtetet europaine.

Të dënuarit

Nga 1 në më pak se 3 vjet - 10%

3 deri në 5 vjet - 79.8%

5 deri në 10 vjet - 57.6%

Mbi 10 vjet - 26.6%

15.2% e të burgosurve janë dënuar për narkotikë, 13.0% janë dënuar për grabitje, 8.8% për vjedhje dhe pjesa më e madhe e të dënuarve, plot 33.2% qëndrojnë pas hekurave për vrasje apo tentativë vrasje.

Shqipëria harxhon 13.93 € në ditë për çdo të burgosur, kur mesatarja është 108.59 €. San Marino është shteti që paguan më shumë për 1 të burgosur, plot 707.92 euro në ditë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese