Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Shqipëria mban Berlinin me këngë e valle", Rama ndan pamje nga panairi i turizmit

Shkruar nga Newsbomb
"Shqipëria mban Berlinin me këngë e valle", Rama ndan

Shqipëria turistike prej dy ditësh po shpalos potencialet, atraksionet dhe tregun shqiptar të turizmit në panairin më të madh të turizmit në Europë, në Berlin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këngët dhe vallet e kërcyera nga ekipi shqiptar në stendën e vendit tonë në panairin e turizmit.

“Shqipëria mban Berlinin me këngë e valle. Panairi më i madh i turizmit në botë”- shkruan kreu i qeverisë, Rama krah videos.

Në edicionin e këtij viti Shqipëria merr pjesë me një koncept të ri të promovimit, me një ekip prej 26 turoperatorësh dhe 7 bashkish turistike që prezantojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse nën sloganin “Albania All Senses” potencialet, atraksionet dhe tregun shqiptar të turizmit.

Gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin, u nënshkrua edhe një tjetër marrëveshje e rëndësishme për Shqipërinë.

Ditën e djeshme, ministrja Kumbaro dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili firmosën marrëveshjen e organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Evropën të UNËTO në Tiranë, në datat 7-9 prill.

UNËTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për rikuperimin e flukseve turistike gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 vendi ynë u vizitua nga 1 milion vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese