Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria “LIDER” në vaksinim, por ky shtet i BE s’pyet dhe na fut në listën e karantinës

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria “LIDER” në vaksinim, por ky shtet i BE

Irlanda ka publikuar “listën e zezë” të shteteve , qytetarët e të cilave janë të detyruar të futën në karantinë sapo të shkelin në territorin e këtij shteti.

Ministri i Transportit, Eamon Ryan tha se shumë vende të Bashkimit Europian do shtohen listës së karantinës.

As Shqipëria nuk i ka shpëtuar kësaj liste, ndonëse jemi ndër vendet e  parë në Europë të cilët po vaksinojnë qytetarët kundër covid-19 sipas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, Irlanda nuk e merr parasysh këtë fakt.

Prandaj nëse jeni qytetarë shqiptarë dhe po planifikoni të udhëtoni në Irlandë duhet të përgatiteni për vetizolim.

Gjithashtu edhe Franca, Italia dhe Gjermania mund të jenë ndër vendet qytetarët e të cilëve do të karantintohen sapo të shkelin në këtë shtet.

Ky vendim është marrë pas rritjes së numrit së të infektuarëve me koronavirus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu