Hapësire reklamuese

Rajoni

Shqipëria kërkon përsëri ndihmë nga Greqia, fqinjët dërgojnë në jug dy avionë zjarrfikës Canadair

Shkruar nga Newsbomb

Greqia i dërgon Shqipërisë dy avionë zjarrfikës të fjalës së fundit "Canadair CL-415", shkruan newsbomb.al. Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që vendi ynë kërkon ndihmën e fqinjve për mjete për shuarjen e zjarreve.

Mali i Çikës në jug të vendit prej ditësh është përfshirë nga flakë të ëmdha që rrezikojnë gjithë zonën turistike të Dhërmiut dhe pavarësisht angazhimit të ekipeve nga toka, shuarja e vatrave aktive duket e pamundur.

Mediat greke shkruajnë se Shqipëria ka kërkuar ndihmën e fiqnjëve për dërgimin e dy avionëve "Canadair CL-415", të cilët mbajnë një sasi të lartë uji në zonën fundore të tyre dhe mbushën direkt në det. Për këtë shkruan dhe Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic.

Në një postim në Twitter ai thotë se teksa i nxehti po godet edhe Evropën Juglindore dhe përbën rrezik për aktivizimin e zjarreve, Greqia i ka ofruar ndihmë Shqipërisë për të shuar flakët në jug duke nisur avionët e vetë.


“Nxehtësia po godet edhe Evropën Juglindore, me rrezik të lartë zjarresh. Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë. Dy avionë zjarrfikës janë tashmë në rrugën e tyre”.

Edhe përfaqësuesit e autoriteteve në Greqi janë shprehur se "dy grekë Canadair tani janë në rrugën e tyre", drejt Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll