Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria kalon 20,000 të infektuar me COVID, 493 viktima në 8 muaj pandemi

Shkruar nga Newsbomb
Spitali Infektiv

Numri i infektimeve për përgjithshme nga koronavirusi në vendin tonë ka kaluar 20 mijë.

Tetë muaj nga pandemia, Shqipëria sot numëron 20,040 raste në total dhe 493 viktima.

Sakaq, 10,893 persona janë shëruar, ndërsa 8,654 raste mbeten aktive, prej të cilave 20 janë kritike.

Ditën e djeshme u shënua edhe rekordi i rasteve më të larta në një ditë të vetme, 311 të tilla.

Vala e dytë e pandemisë së koronavirusit po godet shumë shtete të Europës, si Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Britania, të gjitha me mbi 20 mijë raste të reja në ditë, për 3 ditët e fundit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll