Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Shqipëria ka kapjen më të lartë të shtetit”, Vasili: Vendi në ditë të zeza me Edvinin, Kosova me fat me Albinin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar për raportin e fundit ku thuhet se Shqipëria ka kapjen më të lartë të shtetit nga bizneset dhe mbetet më e korruptuara në rajon.

Vasili shkruan se Shqipëria është në ditë të zezë për shkak të korrupsionit te Edi Ramës, ndërsa Kosova me fat që ka Albin Kurtin.

“Edi Rama e ka kthyer ekonomine e vendit ne peng te oligarkeve dhe monopoleve, qe mbajne cmime te larta vrastare kunder cdo interesi te qytetareve” shkruan Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kosova me fat me Albinin e ndershem, ndersa Shqiperia ne dite te zeze me Edvinin e korruptuar!

Ja faktet, qe jemi te vjedhur egersisht nga qeveria, ndaj edhe jemi kaq te varfer!

Shqiperia me e korruptuara me treguesin me te larte te korrupsionit, ndersa Kosova me mire nga te gjithe me treguesin me te ulet.

Raportit i fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim radhit Shqiperine me te korruptuaren.

❗️“Shqipëria vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ më i lartë në rajon me 57% të qytetarëve, që u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë realisht në transaksione korrupsioni”, thuhet në raport.

❗️Ndërsa Kosova ka shkallë më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni me 20% të qytetarëve që kanë paguar ryshfet të paktën në disa raste.

❗️Treguesin e presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional, Shqipëria e ka 45, më e larta në rajon.

Diferenca mes Kosoves dhe Shqiperise eshte vetem qeverisja, ku ne Kosove drejton Albin Kurti serioz, i ndershem dhe i perkushtuar, ndersa ne Shqiperi Edvini i kapur, i pangopur dhe i korruptuar.

Qeverisja e Edi Rames eshte pjellë e korrupsionit te tmerrshem, ajo eshte nxitese, mbeshtetese dhe perdoruese e organizuar e tij!

Edi Rama e ka kthyer ekonomine e vendit ne peng te oligarkeve dhe monopoleve, qe mbajne cmime te larta vrastare kunder cdo interesi te qytetareve.

Shihini vete realitet ne keta grafike dhe kuptoni qe varferia vjen vetem nga zhvatja masive e miliarda euro nga qeveria!

Më shumë


spot_img









spot_img