Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Shqipëria ka gjithçka”, Rama nis sezonin e ri të Podkastit me “çiftin e lumtur”

Shkruar nga Newsbomb
“Shqipëria ka gjithçka”, Rama nis sezonin e ri të

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot sezonin e 3-të të Podkastit “Flasim”, ku të ftuar ka pasur çift shqiptaro-libanez, Elias Mazloum dhe Armida Alikaj , të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri.

Çifti tregoi histoinë e bukur dhe të veçantë të lidhjes së tyre, e deri tek ideja e të bërit biznes në Shqipëri. Rama madje e ka pyetur libanezin nëse do të zgjidhte një vend tjetër për të jetëuar dhe për të punuar, duke lënë kështu Shqipërinë.

Çifti tha se nuk do ta linte Shqipërinë edhe pse është një vend sfidues, teksa libanezi vendin tonë e cilësoi si “Shqipëria në Europë, por pa stresin e Europës”, teksa tha se Shqipëria ka gjithçka që mund të kërkosh.

“Shqipëria është e vështirë por cili vend nuk është I vështirë”,replikoi Rama.

“Ne kemi dhe prirjen çfarë është e vështirë e konsiderojmë normale. Por një gjë di të them që Shqipëria përveç të tjerave, për ne shqiptarët, të jep atë që nuk ka jep një vend tjetër, flas për pjesën e marrëdhënieve”, tha kreu i qeverisë ndër të tjera.

Rama gjatë këtij podkasti nuk la pa përmendur edhe vizitën në Spanjë, ku Shqipëria ishte pjesë e panairit të turizmit në Madrid.

“Ne ishim në panairin e turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili. Dhe operatorët e tyre në stendën e Argjentinës dhe të Kilit thoshin një nga destinacionet e reja është Shqipëria”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese