Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

‘Shqipëria ka bërë hapa seriozë’, habit ministri i Jashtëm holandez, ‘zbut tonet’ për vendin tonë nga Beogradi

Shkruar nga Newsbomb
Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok

Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok mirëpriti hapat pozitivë që ka bërë Shqiëpëria në forcimin e sundimit të ligjit.

Shefi i diplomacisë holandeze u shpreh për median serbe ‘’Danas’’. Ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Serbi. Në qëndrimin e tij, u vu re një zbutje e qëndrimit ndaj vendit tonë, pasi Blok veçoi punën e mirë që qeveria shqiptare po bën në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Megjithatë, ai nuk harron të përmendë se duhet të arrihen rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, Blok premtoi se Këshilli i Europës do të votojë sërish për hapjen ose jo të negociatave për integrim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Kroaci në majin e 2020-ës.

Holanda, Franca dhe Danimarka nuk pranuan të hapnin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Samitin e fundit të KE-së në 17-18 tetor.

Pjesë nga intervista e ministrit të Jashtëm Holandez Stef Blok për median ‘’Danas’’ ku flet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut:

Shtyrja e nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është parë në rajon dhe kudo si zhgënjim dhe ‘gabim historik’. Holanda, në rastin e Shqipërisë, mbështeti ‘veton e Francës’. A rrezikon shtyrja e negociatave perspektivën europiane në Ballkan, për shembull të rikthejë nacionalistët në pushtet në Shkup?

Perspektiva e BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimir është përtej çështjes dhe Holanda i ka mbështetur pa asnjë diskutim. Vendi im mirëpriti progresin e bërë nga të dyja këto vende që ju përmendët. Në veçanti për Maqedoninë e Veriut, është arritur shumë për sa i përket sundimit të ligjit. Për më tepër, Marrëveshja e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është një shembull i mirë për rajon.

Gjithashtu, i vlerësoj hapat pozitiv që ka bërë Shqipëria. Janë kryer reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionet e reja të drejtësisë po krijohen. Megjithatë, përpara hapjes së negociatave Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme për sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli Europian do t’i kthehet kësaj çështjeje të negociatave përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të 2020-ës. Si më parë, ne mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen e BE-së. Periudha e ardhshme mund të përdoret për reformimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit. Të dyja qeveritë bënë me dije se do të vazhdojnë me implementimin e reformave. Jemi gati t’i ndihmojmë.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese