Shqipëria i fali 12 milje det Greqisë, flet Bushati: Shpifje....Këto janë 3 pikat ku mbështetet marrëveshja

Publikuar tek: politike, më 11:45 05-02-2018 Shqipëria i fali 12 milje det Greqisë, flet Bushati: Shpifje....Këto janë 3 pikat ku mbështetet marrëveshja

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmitr Bushati është duke zhvilluar një interpelancë me studentë lidhur për diskutimet me Greqinë. Ndër të tjera Bushati ka prekur edhe deklaratën e ministrit Kotzias, i cili pretendonte se Shqipëria ka pranuar t’i japë 12 milje det Greqisë. Ndërsa ministri Bushati këtë e quajti një shpifje mediatike. 

“Diskutim në media për të ashtuqujëtn 12 milje është thjesht një shpifje dhe koha do e vërtetojë në bazë të punës. Shpresojmë që në një kohë jo të largët të kemi këtë marrëveshje të re e cila do jetë disa herë më e favorshme”, shprehet Bushati.

Më tej ministri përmend 3 pikat ku mbështetet marrëveshja me Greqinë.

Më shumë nga fjalimi i ministrit Bushati zbardhur nga newsbomb.al.

Së pari diskutimi në media për të ashtuquajturën 12 milje është thjesht një shpifje dhe koha do e vërtetojë në bazë të punës. Shpresojmë që në një kohë  jo të largët të kemi këtë marrëveshje të re e cila do jetë disa herë më e favorshme. Nuk e shohim si një triumf të qeverisë Rama.

Çështja e dytë ka lidhje me ligjin e luftës. Më duhet të bëj disa sqarime. Së pari ne jemi dy vende anëtare të NATO-s. Gjendja e luftës ekziston dhe pas shumë e shumë vitesh duhet të përshëndetim faktin që grekët duan ta shfuqizojnë. Kemi kërkuar që ligji i luftës apo dekreti mbretëror duhet të shfuqizohet me një akt po të njëvlefshëm. Ky akt nuk mund të ishte kurrsesi një kontratë e 2 anshme, por veçse shfuqizimi i dekretit mbrëtëror. Po kështu përmes këtij procesi ne do të kemi një situtatë të re politike mes Shqipërisë dhe Greqisë për të gëzuar të drejtën e pronësisë. Nuk mund t'i shmangim faktin që Berisha dhe të tjerë nga PD kanë pretenduar se nuk ekziston një ligj lufte. Janë disa raste të qytetarëve shqiptarë që kanë pretenduar të fitojnë pronën në Greqi dhe për shkak të këtij dekreti mbretëror nuk ia kanë dalë dot.

Çështja e tretë që ka të bëjë me atë çame. Kryeministri Rama ka bërë një shpjegim për këtë çështje për të qartësuar edhe palën greke. E para dua të them që Qeveria Rama është e para qeveri e përfshiu këtë çështje si pjesë të dosjes sonë diplomatike. Nuk ka qenë dhe nuk është qëllimi ynë për të ndryshuar historinë me palën greke, por për të kanalizuar këtë çështje në përputhje me normat ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013457059860229
array(1) { ["section"]=> string(109) "shqiperia-i-fali-12-milje-det-greqise-flet-bushati-shpifje-keto-jane-3-pikat-ku-mbeshtetet-marreveshja-109192" }