Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Shqipëria i del në krah Kosovës, i jep energji elektrike: Anulohet vendimi për ndërprerjen e furnizimit me orare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Ekonomisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët se do të furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje.

Përmes një postimi në Facebook, ministria bën me dije se reduktimet e paralajmëruara janë anuluar pas bashkëpunimit me Shqipërinë.

Ministria po ashtu ka paralajmëruar edhe bashkëpunime tjera për të zgjidhur krizën energjetike në vend.

Më herët Qeveria e Kosovës njoftoi për furnizimin me energji elektrike me orare, duke kërkuar nga qytetarët që të gjejnë burime alternative për furnizimin me energji, në mënyrë që të garantojnë ngrohjen gjatë dimrit. Por Shqipëria edhe këtë herë iu gjend pranë fqinjëve, duke u dhënë energji për të përballuar situatën e vështirë në të cilën ata ndodhen.

Postimi i plotë i Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës:

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img