Hapësire reklamuese

Sporti

Shqipëria humbi thellë, Armand Duka poston mesazhin E FORTË: Mos u bëni si VIP-at tanë, të parët e shtetit që vijnë në stadium vetëm kur... (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_271990" align="alignnone" width=""]Presidenti i FSHF, Armand Duka[/caption]

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas humbjes së thellë të kombëtares shqiptare me rezultatin 4-1 ndaj Francës.

Duka “shfryn” inatin me ata të cilët i quan “tifozat VIP”, dhe thotë se tifozat e thjeshtë dhe të vërtetë janë ata që e duan kombëtaren “edhe në ditët e mira, edhe në ditët e këqija”.

Ai shprehet më tej se këtë mesazh të një tifozeje të thjeshtë do të donte ta dëgjonte “nga të parët e shtetit”, ata që vijnë në stadiume vetëm kur kombëtarja është në fitore.

Mesazhi i plotë i Armand Dukës:

Dy fjalë për tifozat Vip dhe ata kuqezi

Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip ) të Kombëtares Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi : " KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA" . Është një mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtëquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.

Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t'u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer "tortën e suksesit" me shpejt se dhe vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë...Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit..Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu