Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria merr vendimin/ Shqipëria hap Ambasadë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Shkruar nga Newsbomb

Këshilli i Ministrave në mbledhje ka miratuar vendimin për hapjen e misionit diplomatik  të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinë, Sarajevë.

Në vendim thuhet se Shqipëria do të hapë kështu “Ambasadë" në Bosnjë dhe Hercegovinë, shpenzimet e së cilës do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
  2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
  3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese