Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Shqipëria fiton turizmin”, Basha publikon videon: Rrisim kohëzgjatjen e sezonit turistik, do të kemi 15% më shumë turistë për çdo vit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d579180554b9bd2e178766b1609bad24

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale spotin e programit të PD për turizmin.

Ai thotë se Shqipëria është vendi më i bukur në botë dhe një perlë turistike, por Rama nuk ka bërë asgjë për të promovuar turizmin tonë.

Basha premton se me programin e PD do të rritet kohëzgjatja e sezonit turistik, do të hiqet TVSH-ja për turizmin deri në xhiron 120 mijë euro, ndërsa për bizneset me xhiro mbi 120 mijë euro, TVSH do të ulet në 6%.

Gjithashtu Basha premton se do të rrisë me 15% çdo vit numrin e turistëve që hyjnë në vendin tonë, duke sjellë edhe investime të huaja.

“Ne kemi vendin më të bukur në botë. Shqipëria është një perlë turistike. Rama nuk ka bërë asgjë për ta promovuar turizmin tonë gjatë 8 viteve dështime. Ne do të sjellim ndryshim, ne do të përmirësojmë cilësinë e turizmit dhe do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img