Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria firmos një marrëveshje të rëndësishme me Britaninë e Madhe dhe Irlandën

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria firmosi sot një marrëveshje te re bashkëpunimi me Britaninë e Madhe dhe Irlandën. Marrëveshja e zyrtarizuar nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britani, Ben Wallace ka të bëjë me procesin e ekstradimit.   

Sipas Vasilit kjo marrëveshje është me rëndësi për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

“Marrëveshja intensifikon luftën kundër krimit të organizuar dhe tashme do të vihen përpara drejtësisë subjekte kriminale të shpallura në kërkim prej vitesh”, u shpreh Vasili.

Ndërkohë, ministri britanik tha se në bazë të kësaj marrëveshje do të ekstradohen në Britani shtetasit shqiptar.

“Kjo është një marrëveshje në përputhje me politikat e qeverisë shqiptare. Do të ketë rritje të bashkëpunimit me Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar”, u shpreh Wallace. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll