Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

‘Shqipëria është në emergjencë’, Basha zbulon DY VEPRIMET e para që do ndërmarrë sapo të bëhet kryeministër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d7c84bb5c55c281ac0e6f468e5346450

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë për TV Klan tha se programi i tij i ekonomisë kosnton nga 400-500 milionë euro.

I pyetur se si do e realizojë këtë plan, Basha tha se sipas KLSH janë 1.2 miliardë euro që shpërdorohen në vit, ndaj plani i tij ekonomik është mjaft i realizueshëm.

Lidhur me postin e ardhshëm që mund të mbajë Basha si kryeministër, tha se sapo të marrë detyrën do të jetësojë angazhimet e premtuara dhe do të zhbëjë vendimet e qeverisë Rama, të cilësuara si “korruptive”.

Basha: Vota për PD nuk është votë kundër Ramës, por votë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Pyetje: Si do e realizoni programin tuaj që në pamje të parë duket ambicioz?

Basha: Ky program, nuk është rezultat i një pune të shkurtër, jemi konslutuar me ekspertë të të gjitha fushave. Këto janë zgjidhje reale, jo premtime boshe. Po të vjedhësh qumështin normal që nuk do bësh dot djath.

Pyetje: Sa është fatuara e programit?

Basha: Është në 400-500 mln euro në viti. KLSH flet për 1.2 mld euro të shpërdoruara në vit. Gjithçka është e mundur dhe e përllogaritur. Do të mundësojmë një Shqipëri me klimë biznesi, me 110.000 vende pune.

Pyetje: Cila është pika më e fortë?

Basha: Fakti që nuk është program elektoral, por plan pune. Vetëm për planin ekonomik janë bërë 120 konsultime.

Pyetje: Për çfarë do të hidhni firmën e parë?

Basha: Do të kletë veprime konkrete në dy fusha. Së pasri hedhjen e firmës për të jetësuar angazhimet tona dhe së dyiti zhbërjen e ligjeve dhe akteve të cila në këto 8 vite të qeverisjes së Ramës i kanë vënë lakun në fyt 90% të shqiptarëve.

Më shumë

spot_img
spot_img