Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqipëria e refuzoi, Maqedonia e Veriut merr edhe dozat e para të vaksinës ruse, ambasadori rus: “Sputnik V” është e sigurt dhe efikase, përdoret në 46 shtete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

28c5d7f90b19cadbe965bae8781c8f06

Shqipëria e refuzoi, por Maqedonia e Veriut ka pranuar 3000 dozat e para të vaksinës ruse “Sputnik V”.

Ditën e sotme në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadori rus Sergej Bazdnikin ishin present në mbërritjen e vaksinave.

Në ditët në vijim do të mësohet se kur do të arrijë edhe dërgesa e dytë nga totali prej 200 mijë dozash të porositura.

Ambasadori rus tha se vaksina “Sputbnik V” është e sigurt dhe efikase, ndërsa shtoi se kjo vaksinë është e regjistruar në 46 shtete.

“Dihet se “Sputnik V” është ndër vaksinat e para të regjistruara. Vaksina është e sigurt dhe efikase. 46 shtete është e regjistruar kjo vaksinë. Në OBSH shihet kërkesa që “sputnik V” të hyjë në listën e barnave të aprovuara nga OBSH për përdorim në situate të jashtëzakonshme.. Edhe unë do të vaksinohem, pasi besoj se do të marr një tjetër dërgesë edhe për vaksinim të ambasadorëve, megjithatë kjo dërgesë është për qytetarët e Maqedonisë”, theksoi Sergej Bazdnikin, ambasador i Rusisë në Shkup.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut ka filluar vaksinimi me doza të Pfizer dhe vaksinës kineze Sinopharm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img