Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Shqipëria e “pushtuar” nga zjarret, vijnë ndihma nga Çekia dhe Holanda, Basha falenderon BE: Mirënjohje, miku i mirë në kohë të vështira!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar BE për ndihmën që po i ofron Shqipërisë në këto ditë të vështira me zjarret të cilat kanë pushtuar vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka thënë se ky është një lajm i mirë përballë një momenti kritik.

“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”, shkruan Basha.

Bashkimi Europian ka aktivizuar mekanizmin e emergjencave civile për t’i ardhur në ndihmë vendeve që po përballen me zjarret masive, ndër to edhe Shqipërisë.

Më herët u bë me dije se në vendin tonë do të mbërrijnë dy helikopterë, nga Çekia dhe Holanda.

Më shumë

spot_img