Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

“Shqipëria e Madhe, kërcënim për të gjithë ne”, Ramush Haradinaj presion Vuçiçit: Kosova kërkon atë që i takon, njihni Pavarësinë tonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

2afb350b277a1ded280823e5ad5e67a2

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i kërkon presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të njohë Pavarësinë e Kosovës. Ky presion i Haradinaj vjen pasi Vuçiç e konsideroi “kërcënim për të gjithë” idenë e tij për Shqipërinë e Madhe.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!  Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, shkruan Haradinaj.

Më tej, ai thekson se retorika e tij vjen pas neglizhencës së BE-së ndaj Kosovës.

“Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.

Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi”, përmbyll Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës.

Më shumë

spot_img