Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
1kmh
0 %
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
36 °
E premte, 1 Korrik, 2022
spot_img

“Shqipëria e fundit për të ardhurat për frymë për 2021”, Bozdo: Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka reaguar pas publikimit të Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria renditet ndër vendet me të ardhurat më të pakta.

Ai është shprehur se Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit për të ardhurat për frymë.

albsig

spring

Ndër të tjera Bozdo tha se shqiptarët janë të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe propagandën qeveritare.

“Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje. Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021.

Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina. Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria. Serbia 12 pikë më lart.

Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE. Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një Shekull.

Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit. Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare.

Pra, siç shihet “qentë lehin, por karvani nuk bën përpara”. Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img