Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin”, kryeministri poston foton; Basha me dhjetra qytetarë në Malësinë e Madhe, Rama nga procesi i vaksinimit në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
“Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për

Kryeministri Edi Rama vijon të denoncojë grumbullimet masive elektorale që organizon kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Rama ka postuar në rrjetin social Facebook një foto krahasuese, ku në njërën pjesë shfaqet Basha i rrethuar nga dhjetra mbështetës në Malësinë e Madhe, dhe në pjesën tjetër është pamja nga procesi i vaksinimit Pogradec, ku edhe ndodhet Rama.

Rama shkruan se me 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin dhe jo për infektimin masiv.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë!

*Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe” shkruan Rama në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll