Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Shqipëria do të marrë vaksinën kineze Coronavac

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria do të marrë vaksinën kineze Coronavac

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me një kompani turke për të marrë vaksinën anti-COVID të prodhuar në Kinë. Tashmë, vendi ynë do të përdorë 4 vaksina të ndryshme për të luftuar virusin, pasi Pfizer-it, AstraZeneca-s dhe “Sputnik V”, do t’i shtohet edhe Sinovac.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se sa është sasia e vaksinave që parashikohen të vijnë, sipas marrëveshjes së lidhur me distributorin turk, dhe as kalendarin e përafërt të mbërritjes së tyre.

 Sipas burimeve një sasi e parë e madhe e vaksinës kineze pritet të vijë në ditët e ardhshme për t’u pasuar me një tjetër furnizim po në nivelet e disa qindra mijëra dozave në muajin Prill. Deri më tani Coronavac, është përdorur në disa vende të ndryshme të botës.

Bëhet fjalë për afro 70 milion doza të kryera. Ruajtja e saj nuk kërkon kushte specifike dhe aplikohet me një dozë të vetme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll