Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Shqipëria do paguaj 110 mln euro, mjekja e njohur SHPËRTHEN ndaj Ramës: Duhet ta paguajë ai që e nisi, bota s’të le të shkelësh tjetrin, se je sovrani e bën ç’të dojë palla…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjekja e njohur Lida Shosha ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama pas dënimit të Shqipërisë me 110 milion euro nga arbitrazhi me biznesmenin italian Francescho Becchetti, për mbylljen e televizionit “Agon”.

Me anë të një postimi Shosha e quan kryeministrin “arrogant”, teksa shkruan se nuk ka pse të penalizohen shqiptarët për një vendim të marrë në mënyrë të njëanshme.

Ajo thotë se me 110 milion euro mund të ishin ndërtuar shkolla, spital apo azile.

“Këtë faturë duhet ta paguajë ai që e nisi, stisi dhe bitisi këtë çorbë, që iu përplas fytyrës si feçe diareike,  se bota nuk të lë të shkelësh e shkatërrosh tjetrin, sepse je sovrani e bën ç’të dojë palla me vatanë,” shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë i mjekes:

Këtë gjyq nuk e nisi Shqipëria, as shqiptarët, por Kryeministri arrogant, i papërgjegjshëm, delirant. Përse duhet të penalizohen shqiptarët?! Përse duhet të paguajmë një faturë maramendëse, kur ato lekë mund të investoheshin në shkolla, kopshte, spitale, azile, shtëpi femijësh, rrugë, ujë, infrastrukturë, transport, edukim, etj. apo për bukë e çati për qindra familje të uritura, që jetojnë mes skamjes migjeniane…. në çdo cep të ketij vendi?!

Këtë faturë duhet ta paguajë ai që e nisi, stisi dhe bitisi këtë çorbë, që iu përplas fytyrës si feçe diareike,  se bota nuk të lë të shkelësh e shkatërrosh tjetrin, sepse je sovrani e bën ç’të dojë palla me vatanë…

Janë me mijëra njerëzit e këtij vendi, që punojnë ndershëm, paguajnë detyrime tatime, sigurime, taksa, ç’t’i dojë qejfi qeveritarëve, që i rrisin jo me 1%, por 100% e s’pyesin kërrkënd.

Paguajmë, madje para se të bëjmë bilancet e tjera, se shteti ka përparësi, të këput gjobë e madje të rras edhe në qeli për një faturë elektriku…

T’i gjejë ku të dojë, të shesë shtëpi , prona, pasuri dhe veten po mundi. Boll e mbytët, e shqepët, e rropët këtë milet, boll më!.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img