Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shqipëria digjitale afron ekselentë dhe ekspertë nga jashtë kufijve, Karçanaj: Kontribut kyç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të rinj, ekselentë dhe ekspertë të fushës së teknologjisë janë ofruar të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre përmes platformës “Gati për Shqipërinë”!

Nga Kanadaja, Polonia, Franca, Gjermania, Italia, SHBA e kudo ku jetojnë e punojnë, ata kanë shfaqur interes për projekte, që lidhen me digjitalizimin e shërbimeve apo teknologjive të reja.

Një pjesë prej tyre madje, janë treguar të gatshëm që jo vetwm të ndihmojnë me ide dhe projekte, por edhe të rikthehen në Shqipëri për t’i vënë në jetë këto projekte.

Në një takim virtual me ta, kryeministri Rama tha se qeveria e tij po punon për ta implementuar teknologjinë që në klasën e parë ndërsa foli edhe për konceptin e nëpunësit digjital.

“Duhet ta elaborojmë konceptin e nëpunësit digjital. Sepse realisht mund të bëjmë një revolucion jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë duke krijuar një administratë hibride”, tha Rama.

Nga ana tjetër drejtoresha e Agjencisw Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, pas këtij takimi shprehu mirënjohje  për të rinjtë që vendosën t’i bashkohen rrugëtimjt digjital të Shqipërisë.

“E mbresuar nga takimi me këta rinj dhe ekspertë të fushës së teknologjisë që janë shkolluar anë e kënd botë e janë kaq shumë entuziastë për të kontribuar me ide konkrete për digjitalizimin e shërbimeve dhe teknologjive të reja që mezi presim të implementojmë në Shqipëri.

Kontributi i tyre vjen në një moment kyç kur kemi shtruar rrugën për ta bërë Shqipërinë kampione të digjitalizimit”, shkruan Karçanaj.

196249597 1521682051359257 1317612635792263833 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img