Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Shqipëria digjet kryeministri krihet e nuk kthehet', Vasili: Ministrat cicërijnë në Twitter

Shkruar nga Newsbomb

'Shqipëria digjet kryeministri krihet e nuk kthehet, por vazhdon turizmin', shkruan ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili.

Sipas tij edhe pse u grabitën miliona euro në aeroport, minitrat vazhdojnë turizmin nëpër Europë.

'As që e prishin terezinë hiç, që të kthehen e të marrin përgjegjësitë, që u rëndojnë sa një mal.

Por i çojnë habere dynjasë, si kuatje bretkocash moçali, me FB, cicërijnë me Twitter e paguajnë Fake lajme që të shtyjnë ymrin edhe ca sekonda', shprehet Vasili.

Postimi i plotë:

Shqiperia digjet kryeministri krihet e nuk kthehet,por vazhdon turizmin.

Nuk eshte pare dhe nuk eshte degjuar kurre kjo.

Grabiten miliona ne Aeroport Kryeministri me ministrat vazhdojne turizmin neper Europe.

As qe e prishin terezine hiç,qe te kthehen e te marrin pergjegjesite,qe u rendojne sa nje mal.

Por i cojne habere dynjase, si kuatje bretkocash moçali, me FB, cicerijne me Tëiter e paguajne Fake lajme qe te shtyjne ymrin edhe ca sekonda.

Turp e kane lene kete vend ne dore te horrave qe te bejne ç'te duan.

Ndersa keta vetem agjitacion e propagande bejne gjithe diten se puna u ka thene plaç me kohe.

Shqiperine e kane te fundit qejfin e tyre te parin.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.