Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Shqipëria dhe Singapori nënshkruajn marrëveshje për shërbimin ajror

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Singapor ku është takuar me krerë të lartë të vendit si dhe me sipërmarrës të ndryshëm atje. Gjatë kësaj vizite Bushati u prit në takim nga Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong dhe ministri i Jashtëm, Kasivisëanathan Shanmugam me të cilët u vlerësuan marrëdhëniet e mira ekzistuese dhe u theksua nevoja e intensifikimit të tyre.

Në takimin me ministrin e Jashtëm të Singaporit palët diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e tij, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe u diskutua mbi zhvillimet në rajon. Palët evidentuan se duhet të konsiderohet mbajtja e forumeve të biznesit, të cilat jo vetëm do të krijojnë njohjen e mundësive që ofrojnë dy vendet, por do të sjellin më afër edhe komunitetet e biznesit.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, pas takimit dy ministrat e Punëve të Jashtme nënshkruan “Marrëveshjen për Shërbimin Ajror”.

Ministri Bushati ka kërkuar gjithashtu nga homologu i tij njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Singapori, duke vlerësuar se Kosova është një realitet që njihet nga një numër i konsiderueshëm vendesh dhe pavarësia e saj ka rritur stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img