Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij, Vuçiç tha Serbia ishte pro hapjes së negociatave, teksa tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave
“Edi dhe Dymitri floën në emrin e tyre. Serbia ishte mbështetëse për celjen e procesit të negociatave, ashtu sic ishin shumë vende. Por asgjë nuk ndodhi. Miqt e mi nga Shkupi e Tirana e meritonin nisjen e negociatave. Nuk është një thirrje formale, por është e nevojshme pasi të dyja vendet e kanë bërë gjithcka. Qytetarët e meritojnë. Me duhet të them dicka në mënyrë më optimiste që nenkupton se nësë bëhet një analizë mund të shihni se në këto 4 muaj Serbia ka arritur me më shumë se 30% të eksportit që do të thotë do të rrijmë 40 miliard euro.
Mund ta imagjinoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël sa Serbia. I jemi mirnjohës Michel, Varheley. Na kanë dëgjuar për tre 4 orë diskutuam.
Diskutuam për propozimin e Macron që do të thotë krijimi i një komuniteti të ri europian dhe kjo është një mënyrë e mirë për ne që të dëgjohemi. Ishte për mua mjaft e dobishme. Më duhet të falënderoj Kovaçeskun dhe Ramën pasi ishin shumë të drejtë karshi Serbisë. Pashë gjatë diskutimeve në atë kohë kishin informuar publikun e tyre për çështjen Ruso-Ukrainase. Nuk e fsheh dhe isha një nga folësit e fundit që ju referova këtyre çështjeve. 2 629 artikuj që janë shtypur për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj se Serbia po rrezikon rajonin e Ballkanit Perëndimor, se po rrezikon pavarësinë e Bosnjë Hercegovinës, apo të Kosovës, apo sido që ta quani. A keni parë një më fal nga këto.
Ndër të tjera Vuçiç tha se Ballkani i Hapur është një ide e jona (3 lidërve të rajonit) dhe jo e Rusisë, dhe se kjo nismë do të ndihmojë të tre shtetet që të kujdesen vet ndërmjet njëri-tjetrit.
“Kjo është një nismë e Ballkanit të Hapur për të cilin jam shumë krenar, pasi ishte një ide e ne të treve. Ne donim të nisnim të kujdeseshim për rajonin tonë. Dëgjuam dikë që tha që ishte një ide e Orbanit, e dikush tha Putinit. Unë nuk kam folur kurrë me Putin për këtë. Ne nuk kishim nevojë për askënd tjetër” tha Vuçiç.